Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në fjalën e saj gjatë ceremonisë mortore të Kryepiskopit, e përlotur u shpreh se populli shqiptar me të cilin ai jetoi për më shumë se 30 vite e deshi shumë.
Mbesa e Kryepiksopit u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të ndjekin shembullin e Tij për dashurinë që Janullatos pati për Perëndinë.
“Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi! Në emër të familjes sonë doja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhin tonë gjatë këtyre viteve.
Për ne, Gjerasimin, Athinën e mua ai është xhaxhai ynë, që na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg përmes lutjes së tij.
Ju e dini se sa shumë e deshi populli me të cilin jetoi për më shumë se 30 vite.
Ne të krishterët ortodoksë e dimë se Perëndia është dashuri dhe dashuria qëndron në të.
Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e Tij, që pati dashuri për Perëndinë.
Perëndia nuk bën dallime mes racave, popujve. Krishti u Ngjall!”, tha zonja Roksana Janullatos.
