Gjatë viteve 2022-2023, pedagogë dhe studentë të Programit të Gjuhës dhe Civilizimit Greke të Departamentit të Gjuhëve dhe Letërsisë të Kolegjit Universitar LOGOS morën pjesë në rrjetin e bashkëpunimit të krijuar në kuadër të programit arsimor “Adoptimi i teatrove antikë. Nxënësit udhëzojnë nxënësit në teatrot antike”, gjatë të cilave nxënësit e klasave A4 dhe C2 të Shkollës së Mesme të Shkollës Zosimaia të Janinës, “përvetësuan” rrugën kulturore të Teatrove të Lashtë të Epirit dhe krijuan një Rrjet Shkollash Bashkëpunimi me Njësitë shkollore në gjuhën greke jashtë vendit.
Në këto takime online, ku u zhvillua një udhëtim me guida në rrugën kulturore të Teatrove të Lashtë të Epirit, përveç Kolegjit Universitar LOGOS, morën pjesë edhe shkollat: Gjimnazi “Platon” në Korçë, Shkolla jopublike 9 vjeçare Shqiptaro-Greke «Omiros» Korçë, Shkolla 9vjeçare greke «Omiros», Himarë, Shkolla e Mesme e Bashkuar Bularat, Shkolla 9-çvjeçare dhe Gjimnazi i Shkollës Greke të Bukureshtit «Athina», Rumani. Mësuesja Irini Amorgianiotis ishte përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e aksionit.
22 Ιουνίου, 2023
PJESEMARRJA E PROGRAMIT TE GJUHES DHE CIVILZIMIT GREK ( DEPARTAMENTI I GJ UHENE DHE LETERSISE I KOLEGJIT UNIVERSITAR LOGOS) NE VEPRIMTARINE EDUKAT IVE ” ADOPTIMI I TEATROVE ANTIKE NXENESIT UDHEHEQIN NXENESIT NE TEATROT ANTIKE
Διαδώστε:

Διαδώστε: