12 Σεπτεμβρίου, 2020

“Pjesëmarrja në fatkeqësinë e vëllezërve tanë e lehtëson fatkeqësinë tonë personale”!

Διαδώστε:

Dhimbja nga një organ i dëmtuar nuk ndërpritet menjëherë, pasi ta kenë operuar. Kështu edhe zemra e thyer nuk shërohet menjëherë. Zemra e thyer nga fatkeqësitë është e paralizuar, ajo ka humbur forcën për të vepruar, ajo tashmë nuk është e aftë të marrë pjesë në lëvizjen e përgjithshme. Të shërosh një zemër të tillë të sëmurë d.m.th t’i kthesh asaj aftësinë për punë, është e vështirë, pasi plaga qëndron e hapur akoma edhe për një kohë të gjatë. Madje edhe vetë Krishti nuk ka premtuar ta shërojë menjëherë plagën, por vetëm “ta mjekojë” me duart e Tij, dhe kjo do të thotë se Ai e ndalon rrjedhjen e gjakut dhe na lejon neve të veprojmë përsëri pa përfillur dhembjen tonë të zemrës.

Ku qëndron, pra, ky mjet shërues, që buron prej Tij? Ky mjet është keqardhja për dhembjen e tjetrit, vetëdija se nuk vuaj vetëm unë; pjesëmarrja e gjallë në fatkeqësinë e vëllezërve tanë e lehtëson fatkeqësinë tonë personale. Duke vështruar barrët që mbajnë të gjithë njerëzit që na rrethojnë, ne nuk vëmë re barrën tonë vetjake.

“O Perëndi, midis të mjerëve dhe njerëzve të ngarkuar me barrë, vër edhe mbi mua barrën Tënde! Vetëm barra Jote mund të mjekojë plagët e mia dhe vetëm kryqi Yt mund t’i mbyllë ato. Më ço mua deri te rruga Jote e kryqit, më lejo mua të mbaj kryqin Tënd me Ty dhe të ndaj me Ty fatkeqësinë e përgjithshme të botës. Hija e kryqit tënd do të jetë drita ime, kryqi im personal do të lehtësohet nga pesha e kryqit Tënd; lotët e mi do të ndërpriten, duke parë lotët që derdh Ti për mëkatet dhe të keqen e të gjithë njerëzimit”.


facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: