29 Νοεμβρίου, 2022

PRITJE ME RASTIN E 110-VJETORIT TË PAVARËSISË

Διαδώστε:

Më 28 Nëntor 2022, me rastin e 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, organizoi pritjen shtetërore të rastit në Pallatin e Brigadave. Në të morën pjesë autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues diplomatikë në vendin tonë, përfaqësues të forcave politike, kulturës, medias etj.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, dhe Episkop Asti.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: