04 Φεβρουαρίου, 2026

Programi i katekizmit përgjatë muajit Janar 2026

Διαδώστε:

Mitropolia e Apollonisë dhe Fierit, nën kujdesin e Mitropolitit Hirësia i Tij, imzot Nikolla, nisi si çdo fillim viti programin e kremtimit të festave kishtare.
Në datën 1 Janar 2026, besimtarët morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore për nder të shenjtorit të madh të kishës sonë, Shën Vasilit. Është bekim i madh të falenderojmë Zotin dhe ta lavdërojmë që ai të bekoi familjet tona, qytetin tonë, shtetin tonë. Edhe pse siç dihet që festimi i Vitit të Ri është një festë kombëtare që festohet shumë në Shqipëri deri në orët e para të mëngjesit, besimtarët thirren të vijnë në kishë dhe të marin pjesë në shërbesën që kryhet.

Në fillimet e themelimit të mitropolisë ishin të paktë personat që në datën 1 Janar vinin në kishë herët dhe të mernin pjesë në mesh. Me këmbëngulje të vazhdueshme për gjatë këtyre viteve të Hirësi Nikollës është bërë e mundur që numri i besimtarëve të jetë në rritje dhe të ndërgjegjësohemi se festat pa Zotin na çojnë në paganizëm. Çdo gjë e mirë që i dedikohet Zotit, kthehet e bekuar nga Zoti.

Pas shërbesës Mitropoliti Nikolla preu kekun e Shën Vasilit të bërë nga duart e besimtareve posaçërisht për këtë traditë të kishës.

Në datën 6 janar në ditën e “Ujit të Bekuar ” ose “Theofanisë” u kryen shërbesat , u bë Bekimi i madh i Ujit dhe u zhvillua Ankandi i Ikonave.

Ankandi i ikonave është një traditë shekullore që zhvillohet në shumë kisha të mitropolisë sonë. Besimtarët janë të lirë të zgjedhin ikonat që ata dëshirojnë duke i hedhur në ankand. Ai që e mer ikonën e mban për bekim në shtëpinë e tij dhe e kthen pas 40 ditësh. Kjo ka ngelur si traditë që ne si besimtarë të kontribuojmë në kishë dhe të kemi të nderojmë ikonat. Fryma e dhurimit në kishë na vjen që me apustujt ku besimtarët sillnin të mirat e tyre materiale për ti shërbyer gjithë kishës. Në ankand hidhet gjithashtu edhe kryqi që bekon ujërat. Pas ankandit të gjithë besimtarët me ikona në duar vazhdojnë rrugën drejt shatërvanin e qytetit ku do të bëhet edhe hedhja e kryqit në ujë. Edhe pse koha në mëngjes ishte me shumë shi, dhe të gjithë mund të mendonin që kjo ceremoni do të anullohet, Perëndia e tregoj përkujdesjen e Tij. Në momentin e daljes së besimtarëve nga kisha shiu pushoi dhe hedhja e kryqit u kryes si çdo vit. Djemtë e rinisë së Fierit ishin parapërgatitur për tu hedhur për kapjen e kryqit duke veshur bluza të bardha me ikonën e Pagëzimit të Zotit tonë, Jisu Krisht. Për të dytin vit radhazi kryqin e kapi Samuel Kola.

Në datën 7 janar u krye Liturgji Hyjnore në fshatin Metaj tek kishëza që mban emrin e profetit të madh Shën Joan Pagëzorit që kujtohet pikërisht një ditë pas Ujit të Bekuar.

Javën e parë të katekizmit është kryer shërbesa e Ujit të Bekuar dhe ndarja e kekut të Shën Vasilit në çdo zonë të katekizmit.
Për këtë periudhë katekistët kanë vendosur që në temat e katekizmit të zhvillojnë mësimin e 10 Porosive të Perëndisë ! Janë zhvilluar Porosia e Parë( Unë jam Zoti , Perëndia yt dhe nuk do të kesh perëndi të tjera përveç meje) dhe e Dytë( Mos bëj për veten tënde idhull, as ndonjë shëmbëllesë tjetër nga ato që janë mbi qiell sipër dhe në tokë poshtë, dhe sa janë nën ujë nën dhe…)

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të ndjerë të Shqipërisë , Anastasit u zhvillua konferenca me temë “Madhështia në të bërët dhe në të mësuarit”

Shën Vlash, Durrës 22 – 25 janar 2026 me mbështetjen e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,Imzot Joanit. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar ′′Logos‵‵. Në këtë event morën pjesë edhe studentë dhe katekistë nga mitropolia jonë.
Gjithashtu në të gjitha kishat e mitropolisë sonë u zhvillua përkujtimore për të lumurin Kryepiskopin tonë Anastas.
Edhe këtë muaj grupi i grave të Shën Gjergjit Fier zhvilluan takimin e përmuajshëm.
Në grupet e katekizmit janë zhvilluar shërbesat e meshave mujore.

Perëndia na dhëntë hir dhe dashuri që të gjithë së bashku të jetojmë Zotin !

Nuk ka gjë më të bukur dhe më të pëlqyer përpara Zotit sesa kur jetojnë vëllezërit së bashku!

Le të gëzohemi gjithmon me Zotin!


Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

Διαδώστε: