Me liturgji të shenjtë solemne shërbyer nga Mitropoliti i Varnës dhe i Veliki Presllavit Joan dhe me një procesion me ikonën çudibërëse të Shën Hyjlindëses filloi festa e qytetit Varna e cila shënohet çdo vit Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses – 15 gushtin. Programi i festës përfshin shumë veprimtari kulturore dhe argëtuese. Në kuadrin e veprimtarive është edhe dorëzimi i dekoratave në Regatën “Kor Karoli”. Mbrëmjen do të jepen dallimet nderi të qytetit, ndërsa në Teatrin Veror një koncert do të japin orkestra dhe solistët e Operës së qytetit Varna nën drejtimin e dirigjentit Martin Pantaleev. Pak para mesnate qielli i qytetit do të ndriçohet me ngjyrat e llojllojshme të fishekzjarrëve.
— bnr.bg
