Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, Radio Ngjallja zgjeroi harten e dëgjeshmërisë së saj në FM edhe për qytetin e Pogradecit, Prrenjasit, lugines së Shkumbinit, dhe zonave përreth. Tashmë besimtaret e krishtere orthodhoks, por dhe çdo dashamires që banon dhe gjendet në keto zona mund të behet degjues i radios Ngjallja dhe programeve të saj të perditshme në frekuencen fm 90.6 mhz. Ky eshte investimi i dyte për qarkun e Korçës sipas licenses së AMA-s. Financimi per instalimin e sisitemit transmentues në Çervenakë u krye nga OCMC me interesimin e drejtorit të saj At Martin Ritsi. Vlera e investimit eshte 10.000USD. Punimet, instalimi dhe mirembajtja në vazhdim e sistemit transmentues u krye nga TBS96 dhe që nga 12 Korriku 2022 sinjali i radios Ngjallja shtrihet në Pogradec, Prrenjas dhe krahinat dhe fshatrat përreth. Dëgjim të këndshëm të Radios Ngjallja në këtë zonë të re transmentimi në FM 90.6.
14 Ιουλίου, 2022
Radio Ngjallja zgjeroi harten e dëgjeshmërisë
Διαδώστε:

Διαδώστε: