Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Kryepiskopit Anastas Janullatos.
Kreu i qeverisë ka ndarë një nga rrëfimet e Janullatos, i cili tregonte se kur ishte fëmijë nuk i mjaftonte t’i jepte diçka Perëndisë, por duhej t’i jepej plotësisht Zotit dhe të jetonte me të gjithë qenien e tij me Krishtin.
“Kryepiskopi Anastas Janullatos e përfundoi detyrën e tij në shërbim të besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë.
Si nga pikëpamja thjesht njerëzore dhe shpirtërore jeta e Janullatos ishte një jetë e përmbushur përderisa përmes saj u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, thoshte ai, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka perëndisë, por duhet t’i jepesha plotësisht Atij, doja që qenia ime të jetonte me Krishtin.
Vepra e tij në krye të kishës është qëmtuar, nderuar, admiruar, bekuar deri edhe anatemuar”, tha Rama.
