Kryeministri Bojko Borisov inspektoi rehabilitimin e rrugës drejt Manastirit të Rillës. Një mur i gjatë 150 metra forcon segmentin e bllokuar nga një rrëshqitje e dheut në fillim të vitit. Kontrolli u transmetua online në faqen e Borisovit në Facebook.
“Desha që këtu gjithçka të duket si në një kartolinë dhe kur njerëzit vijnë të përulen në këtë vend të shenjtë çdo gjë të jetë perfektë” – tha Kryeministri.
Manastiri i Rillës është një nga monumentet më të rëndësishme kulturore në Bullgari. Ai është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s. Është themeluar gjatë shekullit të X nga mbrojtësi qiellor i popullit bullgar Joan Rillski Çudibërësi.
— bnr.bg
