Artistja e madhe Roza Anagnosti, në prag të Krishtlindjes, vizitoi sot Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e tij, Joanin.
I shprehu fjalët e ngrohta vlerësuese për figurën e tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për mesazhet që përcjell besimtarëve dhe shoqërisë.
Me përulësi e nota të thella mirënjohjeje e falenderoi për përkujdesjen e veçantë të tij për shërbesën e varrimit disa muaj më parë, të artistit unikal Dhimitër Anagnostit, në fshatin e tij të lindjes në Vuno.
Kryepeshkopi Joan ndau me Rozën fjalë ngazëllyese shprese, gëzimi e drite.
“Po largohem e mbushur dhe me e qetë”, tha në fund Roza Anagnosti.
Ajo dhuroi edhe nje kontribut simbolik për njerëzit në nevojë duke vlerësuar mbështetjen dhe qëndrimin e afërt të kishës për ta.
