10 Φεβρουαρίου, 2021

“Shën Mëri Hodigitria” e pikturuar në shek. XV, një prej ikona më të bukura të ekspozuara në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë

Διαδώστε:

“Shën Mëri Hodigitria” është një prej ikonave më të bukura që ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona e ka origjinën nga kisha e Lindjes së Virgjëreshës në ishullin e Maligradit dhe është pikturuar në shekullin e XV.

Shën Mëria shfaqet duke mbajtur Krishtin Emanuel në dorë të majtë dhe dorën e djathtë e ka mbështetur në gjoksin e saj.

Aureola e saj është pikturuar në ngjyrë të kuqe mbi sfondin ohër të ikonës. Fytyra katrore e Virgjëreshës të kujton fytyrat e shenjtorëve strategë të pikturuara në manastirin e Shpërfytyrimit (Metamorfozës) në Meteora gjatë viteve 1483.

Në pjesën e sipërme të ikonës shfaqet profeti Solomon duke shpalosur elitarin e shenjtë të shkruar me shkronja kaligrafike “Dituria do të ndërtojë atë banesë”. Ai shfaqet me kurorë dhe veshje mbretërore.

Ikona është totalisht e pikturuar sipas traditës së shkollës së Kosturit, shkollë kjo e një niveli shumë të lartë artistik.

 

 

ata.gov.al

Διαδώστε: