12 Ιανουαρίου, 2020

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:

E diel, 12 janar 2020 – Shenjtori i ditës.

Dëshmorët Tatjana, dhjakone; Efthasia, Mertiu. Oshënar Ilia, çudibërës. Provi i Veronës.

– Dëshmore Tatjana, dhjakone –

Shën Tatjana ishte bija e një romaku të pasur e me influencë, i cili kishte qenë 3 herë konsull. U bë dhjakone e Kishës së Romës, dhe u denoncua si e krishterë në kohën e sundimit të perandorit Aleksandër Seviri (222-235). E nxorën para sovranit, rrëfeu me trimëri Emrin e Krishtit dhe, kur e shpunë në tempull, i rrëzoi përtokë idhujt e rremë me fuqinë e lutjes.

Atëherë ushtarët u sulën me tërbim drejt saj, e qëlluan në fytyrë, ia çanë faqet me grepa hekuri; pastaj, si e varën mbi një shtyllë, ia shqyen trupin me ganxha dhe krehër hekuri, e shkelën duke e hequr zvarrë nga flokët dhe e hodhën në furrë të zjarrtë.
Duke qenë se shenjtorja mbetej e paprekur, i lëshuan mace të egra, të cilat nuk guxuan t’i afroheshin. Përfundimisht, i dhuruan trofeun e fitores me prerjen e kokës.

* * * * *

– Dëshmor Mertiu –

Shën Mertiu ishte ushtarak në legjionin e Maurëve, në Afrikë, në kohën e sundimit të Dioklecianit. Meqë donin t’i impononin t’u sakrifikonte idhujve, ai refuzoi duke rrëfyer se ishte i krishterë. E çuan para perandorit, i cili ia hoqi gradën dhe dha urdhër të rrihej me shkop.

Shenjti u tregua i fuqishëm shpirtërisht, aq sa nuk la të dilte asnjë britmë prej gojës së tij, edhe pse u torturua me orë të tëra dhe nuk i mbeti pjesë në trup pa plagë.
Tirani u habit me qëndresën e tij dhe urdhëroi ta burgosnin. Pas 8 ditësh, plagët e shenjtit ishin qelbëzuar. Kështu ai arriti në fund të betejës së tij të lavdishme.

 

 

— facebook.com/koash1991

Διαδώστε: