17 Μαΐου, 2020

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:

E diel, 17 maj 2020 – Shenjtori i ditës.

KRISHTI U NGJALL!

E Diela e gruas Samaritane. Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t. Oshënare Efrosina në Moskë.

– E Diela e Gruas Samaritane –

E Diela e katërt flet për një grua nga Samaria me të cilën Krishti foli në pusin e Jakovit (Joani 4). Edhe këtu tema është për “ujin e gjallë” dhe njohjen e Jisuit si Mesia i Perëndisë (Joani 4:10-11; 25-26). Kjo na kujton për jetën tonë të re në atë, për pirjen tonë nga “uji i gjallë”, për adhurimin tonë të vërtetë të Perëndisë në kohën e krishterë mesianike, “në Frymë dhe në të Vërtetë” (Joani 4:23-24). Ne shohim gjithashtu që shpëtimi i ofrohet të gjithëve: Judejve dhe Kombeve, burrave dhe grave, shenjtorëve dhe mëkatarëve.

* * * *

– Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t –

Emrat e tyre përmenden nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16,7), i cili i quan edhe “kushërinjtë e mi” dhe i lavdëron si të shkëlqyer mes apostujve. Junia ishte gruaja e Andronikut. Lindën në besimin jude, por në Jerusalem u bënë të krishterë.

Më pas u bënë dishepuj të apostull Pavlit. Kaluan edhe ata në sprovat e vështira të apostullit, kthyen shumë paganë në besim, përmbysën idhujt e tyre, shëruan të sëmurë nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Rreth vitit 58, u kapën dhe u dërguan në Romë, i martirizuan dhe kështu fituan kurorën e pafishkur.

 

 

facebook.com/koash1991

Διαδώστε: