07 Ιουλίου, 2021

Shijoni dhe shihni se Zoti është i mirë!

Διαδώστε:

Me bekimin e mitropolitit tonë + imzot Andoni nga data 30 qershor- korrik u zhvillua kampi veror për fëmijë në famullinë Shën Nikolla në qytetin e Elbasanit. Tema e kampit ishte Liturgjia Hyjnore ku fëmijët mësuan më tepër rreth besimit tonë orthodhoks duke u bashkuar me Krishtin në misterin e Eukaristisë Hyjone.

Programi i kampit veror ishte i larmishëm me mësime, punë dore, lojëra, art, këngë dhe shumë surpriza të tjera.
Fëmijët që ishin pjesë treguan gëzimin dhe entuziazmin e tyre duke përgatitur një program artistik ditën e dielë pas Liturgjisë Hyjnore ku i pranishëm ishte edhe mitropoliti ynë hirësi Andoni i cili tregon një dashuri dhe interes të veçantë për fëmijët.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar gjithashtu prindërit e fëmijëve, besimtarët e famullisë edhe Radio “Ngjallja” e cila na mundësoi të kemi kujtime të veçanta nga kampi veror 2021 në famullinë Shën Nikolla!

Falënderime të përzemërta për të gjithë ata që kontribuan që ky kamp të shkonte shumë mirë.

Lavdi ty o Perëndi në jetë të jetëve!

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: