24 Αυγούστου, 2020

Shkolla e muzikës bizantine, shkollë zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Διαδώστε:

Jeni të talentuar? Ju pëlqen muzika?
Ju tërheq muzika bizantine që mbart 2000 vjet histori?
Është shkolla e muzikës bizantine, shkollë zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që mundëson falas për çdo kandidat, si mësimdhënien, ashtu edhe akomodimin dhe ushqimin në kompleksin bashkëkohor “Thavor”.
Në përfundimin e studimeve, secilit do t’i jepet një çertifikatë, që mund ta përdor për të shërbyer në kishat e enorive. Mosha e kandidatëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shkolle është 18-45 vjeç.
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët janë: Letër rekomandimi nga mitropoliti i dioqezës; të jenë të pagëzuar në Kishën Orthdhokse; diplomë të shkollës së mesme, të kenë aftësi vokale dhe vesh muzikor. Të gjithë kandidatët, sigurisht do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit.
Për më teper informacion
mund të kontaktoni me nr e telefonit 069 26 36 132. Email: shkollaemuzikesbzantine@yahoo.com
Ejani të bëheni pjesë e misterit shpirtëror që përcjellin himnet, notat dhe tingujt! Rregjistrimet kanë filluar.
Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: