20 Σεπτεμβρίου, 2022

“SHPËTIMI VJEN NGA KRISHTI DHE JO NGA LIGJI”

Διαδώστε:

E DIELA PAS LARTËSIMIT TË KRYQIT
TEMA: “SHPËTIMI VJEN NGA KRISHTI DHE JO NGA LIGJI”
Gal. 2:16-20
Vëllëzërit e mi, sot është e diel, e Diela e Parë pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar dhe Kisha jonë kryen mbyljen e festës. Pra na risjell në kujtesën tonë ngjarjen e madhe të gjetjes së Kryqit të Nderuar nga Shën Elena. Por mbi të gjitha na thekson vetë ngjarjen e Kryqëzimit dhe Ngjalljes së Zotit.
Ata që nuk kanë një përvojë shpirtërore të Kishës sonë, këto dy gjëra iu duken të çuditshme dhe në kundërshtim me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është vdekja në drurin e mallkuar dhe nga na tjetër, qëndron lavdia e Zotit tonë në Kryq, si edhe Ngjallja dritëprurëse.
Dhëndri i Kishës, ngjitet mbi Kryq për të shpëtuar nga thellësitë e humnerave të vdekjes natyrën e rënë të nuses së Tij. Nusja e Krishit, siç na mësojnë Etërit e Kishës sonë dhe himnografia orthodhokse, është çdo qënie e veçantë njerëzore. Çdo njeri konkret dhe i veçantë, për të cilin u sakrifikua Perëndi- njeriu.
Kjo dashuri e papërshkrueshme dhe e pakonceptueshme e Dhëndrit Krisht ndaj nuses së Tij, Kishës, mund të krahasohet disi vetëm me dashurinë e sinqertë, të painters dhe sakrifikuese të bashkëshortëve. Edhe kjo me vështirësi dhe më tërë kufizimet njerëzore. Sepse Dhëndri i Kishës, është Ai i pari që na ka dashur dhe na ka ofruar të gjitha gjërat, duke pasur si kulm ngjalljen e përbashkët të gjinisë njerëzore.
Kjo sjellje e Perëndisë ndaj njerëzve, i jep një tjetër kuptim fjalës “dashuri”, “afeksion”, “pasion”. Shpeh njeridashjen e pakonceptueshme të Tij për njeriun. Dashurinë e Perëndisë, që mori formë shërbëtori. Pra Hyjnia mori natyrën njerëzore, e pakrijuara hyjnore mori njerëzoren e krijuar, e pafundmja mori atë që ka një cak.
Por pararelisht, kjo tregon edhe përgjigjen që nusja i jep dhëndrit. Është karakteristike ajo që themi para se të marrim Kungatën Hyjnore. “Më bëre për vete me dëshirën tënde dhe më transformove me dashurinë tënde hyjnore”. Kur e kuptojmë në këtë mënyrë dashurinë që ka Krishti për ne, atëherë vrapojmë të kungohemi me Shpëtimtarin dhe Çliruesin tonë dhe ti përgjigjemi dashurisë së Tij të kryqëzuar dhe të ngjallur.
Por si e tregojmë ne dashurinë tonë ndaj Zotit? E kemi thënë shumë herë, por ia vlen ta përsërisim: e tregojmë me anë të adhurimit tonë ndaj Perëndisë Triadik dhe dashurisë tonë ndaj njeriut të afërt.
Edhe kur kjo dashuri shfaqet në mënyrë të sinqertë, duke ofrur kohë dhe para, me kuptim, me falje, me vepra që lehtësojnë dhimbjet e ndryshme, ankthin dhe pasigurinë, edhe sikur të ofrojmë tërë jetën për hir të veprave të dashurisë, përsëri nuk i japim dot asgjë si shpërblim Krishtit për bamirësitë e Tij.
Predikim shkëputur nga libri :
SI DO TË BESOJMË, PO TË MOS DËGJOJMË?
Autor: (+) Apostol Papakonstandini
Mitropolit i Polianisë dhe i Kilkisit
Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Tiranë 2010

Διαδώστε: