08 Απριλίου, 2021

Shportat e dashurisë!

Διαδώστε:

Jetonte një murg që quhej Ava Agathoni. Gjithë ditën e kalonte duke iu lutur Perëndisë. Për të jetuar thurte shporta dhe i shiste. Një ditë mori shportat dhe u nis në pazar për ti shitur. Atje takoi një plak sakat që nuk ecte.
-“Për dashurinë e Perëndisë at mos më lë këtu pa më ndihmuar. Më merr me vete të lutem”, i tha Ava Agathonit.
Murgu e mori mbi shpinë deri te pazari dhe e uli pranë vetes. Pasi kaloi pak kohë shiti disa shporta.
-“Sa lek morre? E pyeti plaku.
-“Këto”,i tregoi murgu.
-“Mirë janë! Më bli një byrek se kam ditë pa ngrënë”,i thotë plaku.
-“Me kënaqësi”, thotë At Agathoni dhe i bleu të hajë.Pas pak plaku i kërkoi t’i blinte fruta. Më vonë një ëmbëlsirë dhe sa herë që shiste një shportë i kërkonte dhe dicka tjetër derisa u shitën të gjitha dhe u shpenzuan të gjitha fitimet për plakun lypës. Për murgun nuk ngeli asgjë, kështu që do ngelej gjithë javën pa ngrënë.
Por për Ava Agathonin ishte një gëzim i madh që shpenzoi gjithë fitimin për lypsin sakat. Kur murgu po përgatitej të ikte, plaku i thotë:-“Tani më co atje ku isha të lutem dhe pastaj ik”.
Megjithëse i lodhur, Agathoni e morri mbi shpinë. Me shumë vështirësi arriti deri atje. Kur po e linte dëgjoi një zë të ëmbël që i thotë: “I bekuar qofsh Agathon në tokë dhe në qiell”. Ktheu kokën por nuk e pa më plakun aty. Ishte një ëngjëll që e kishte dërguar Perëndia për të provuar dashurinë e tij.

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: