02 Ιανουαρίου, 2021

“Shtrëngimi sjell durim.” (Rom.5:3)

Διαδώστε:

Jeta na jep neve mësimin e madh të durimit. Në çfarëdo shkolle ta mësojmë atë, ne duhet gjithmonë ta pranojmë me gadishmëri. Durimi ne na duhet më shumë se çdo gjë tjetër në jetë. Shumë njerëz humbasin gjithçka, sepse nuk u mjafton durimi.

Zoti ka thënë: “Me durimin tuaj do shpëtoni shpirtrat tuaj.” (Lluk.21:19). Me të vërtetë, ne nganjëherë vdesim nga padurimi ynë, atëherë kur duke përballuar provën me durim dhe butësi, ne do të bëhemi fitimtarë. Dhe kështu, mjafton të mësojmë durimin, sepse pa të ne nuk mund të arrijmë asgjë në jetë. Shkolla e vështirë e nevojës dhe e vuajtjes na mëson durimin.

Duke na vënë në një provë të tillë, Zoti nuk dëshiron që ne të ankohemi e të rënkojmë, por që t’i këndojmë lavdisë së të Tërëlartit. Thonë se disa zogj të vegjël i mbyllin në errësirë, që të mësojnë këngë të reja. Disa besimtarëve Zoti përkohësisht ua heq dritën dhe gëzimin për t’u mësuar durimin.

Ne, padashur, i admirojmë njerëzit e duruar, duke mos dyshuar se me çfarë çmimi e arrijnë ata këtë dhuratë të çmuar, të cilën ne duhet ta fitojmë, qoftë edhe nëpërmjet mungesave dhe fatkeqësive të gjithmundshme.

“Durimi, pra, duhet të ketë një veprim të përsosur që ju të jeni të përsosur plotësisht, pa as edhe një të metë.” (Jak. 1:4).

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: