01 Νοεμβρίου, 2020

Sot me 1 nentor 2020 u zhvillua ceremonia mortore e Mitropolitit te Malit te Zi Amfilokie ne katedralen “Ngjallja e Krishtit” ne Podgorice

Διαδώστε:

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas Kishen e Shqiperise e perfaqesoi Mitropoliti i Elbasanit Hiresi Andoni, dicka qe u mireprit nga vellezerit ortodokse atje.
Mitropoliti Amfilokie ishte nje figure e nderuar e Orthodhoksise si per formimin e tij teologjik ashtu dhe per ate shpirteror. Qe nga viti 1990 ai udhehoqi kete Mitropoli ne ringritjen pas periudhes te persekutimit komunist atje.
Figura dhe kontributi i tij ngjason shume me ate te Kryepiskopit tone Anastas, per te cilin Mitropoliti Amfilokie ushqente nje respekt te vecante, jo vetem si pedagogun e tij, por edhe per figuren e tij shume dimensionale por dhe per kontributin e jashtezakonshem ne ringritjen e Kishes ne Shqiperi, e cila u gjend ne rrethana edhe me te veshtira.
I perjetshem kujtimi i tij. Amin.

 

BURIMI: MITROPOLITI I ELBASANIT HIRESI ANDONI

Διαδώστε: