21 Μαρτίου, 2021

Sot me datë 21.03.2021, të Dielën e Orthodhoksisë, Zyra e Rinisë së Kryepiskopatës së bashku me një përfaqësi nga grupi rinor Orthodhoks i Tiranës, morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Hirshëm të “Shën Vlashit” Durrës

Διαδώστε:

Duke pasur parasysh gjithmonë mbështetjen e njerëzve në nevojë, pas Liturgjisë Hyjnore, u organizua një vizitë në Shtëpinë Orthodhokse për fëmijë “Shpresa” e cila nën kujdesin e Kishës Orthodhokse, strehon, arsimon dhe ndihmon fëmijë me vështirësi nga qytete të ndryshme të vendit.

Kështu, u dorëzua fondi prej 100.000 LEK si dhe ilace të ndryshme farmaceutike të ofruara nga dashamirës dhe mbështetës të Zyrës së Rinisë të cilët vazhdimisht përkrahin nismat e bamirësisë të organizuara prej saj.

Të rinjtë gjithashtu patën mundësinë të vizitonin ambjentet e ndryshme të Akademisë Teologjike duke u njohur nga afër me programin studentor të saj si dhe nismat dhe programet e ndërmarra ndër vite.

Foto: K.Shtuni
(jm)

 

facebook.com/rinia.tirane

Διαδώστε: