14 Μαρτίου, 2025

Sot pasdite, në kishat orthodhokse kryhet shërbesa e Himnit Akathist (himn drejtuar Hyjlindëses Mari), Qëndrimi i dytë.

Διαδώστε:

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, do të kryhet në orën 18:00.
Himnet karakteristike të kësaj shërbese janë: “Gëzohu, o Nuse e Panusëruar” dhe “Aliluia”.

Gjatë pesë javëve të para të Kreshmës, të premteve në mbrëmje këndohet Himni Akathist.
Në katër të premtet e para, që sivjet bien në datat dt. 7, 14, 21 dhe 28 mars 2025 do të këndohet nga një Qëndrim (stancë).
Ndërsa të premten e fundit, sivjet në dt. 4 prill do të këndohet i gjithë Himni Akathist, pra të katra Qëndrimet (stancat) së bashku.
Bashkangjitur gjeni tekstin e Himnit Akathist:
https://orthodoxalbania.org/2020/2020/05/20/himni-akathist/

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: