Stafi i Diakonia Agapes dhe bashkëpunëtorët e saj kanë nisur rrugëtimin e tyre në ngritjen e kapaciteteve në lidhje me marketingun 360 gradë dhe si të përdorin me efiçencë mediat sociale. Rritja e vizibilitetit mbetet një nga sfidat e stafit në të ardhmen. Gjatë dy ditëve të trajnimit ata kanë reflektuar mbi vizionin🪢, vlerat, si të promovojnë projektet aktuale dhe si të ngrejnë më tepër fondeduke marketuar produkte dhe shërbime . Stafi po punon për një plan me objektiva konkrete rreth marketingut online për periudhën në vijim. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit: “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” financuar nga Bread for the World – Gjermani dhe zbatohet nga Diakonia Agapes.