Më e madhja e të martave na sjell dhjetë virgjëreshat. Fitore i sjellin Kryezotit të paanshëm.
Po, o Dhëndër Krisht, numërona me pesë virgjëreshat e urta, bashkona me grigjën tënde të zgjedhur dhe mëshirona. Amin.
Përse fle, o shpirti im i mjerë? Përse mendohesh për gjëra të kota? Përse merresh me gjëra që rrjedhin? Ora e fundit po afrohet, edhe do të largohemi së këtejmi; po sa ke kohë, zgjohu dhe thirr:
Kam mëkatuar përpara Teje,
o Shpëtimtari im; mos më pre si fikun e pafryt, por si i dhembshur, o Krisht, ki mëshirë për mua, kur të thërres me frikë:
Le të mos mbetemi jashtë nusёrores sё Krishtit. (Shtëpia e të Martës së Madhe)