13 Μαΐου, 2026

Takimi i nxënësve me Mitropolitin Ignat në Volos

Διαδώστε:

Eksursioni edukativ i gjimnazit “Platon” në Volos ofroi një eksperiencë të pasur dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit tanë.
Gjatë këtij udhëtimi nxënëzit zhvilluan një vizitë në gjimnazin e Volosit “ΠΡΟΤΥΠΟ ΓΕΝΙΚΟ ΛΥΚΕΙΟ ΒΟΛΟΥ», ku u njohën me mënyrën e organizimit, shkëmbimin e ideve apo projekteve për të vendosur një bashkëpunim në të ardhmen.
Vizituan Muzeun Arkeologjik Athanasakeio i Volosit: Një nga muzeumet më të vjetra dhe më të vlefshme të vendit, me ekspozita të rralla nga epoka neolitike deri në kohët romake.
Vizitë në portin e Argosit ku patën mundësinë të shohin kopjen moderne të Argos mitologjike, duke lidhur udhëtimin me mitologjinë greke.
Vizitë në Meteora në manastirin e Shën Stefanit.
Gjithashtu nxënësit patën mundësinë të merrnin bekimin e Mitropolitit të Volos-it Hirësi Ignatit, i cili përcolli mesazhet e dashurisë dhe respektit që duhet të qendrojnë në themel të edukimit.

Platon Gollege

Διαδώστε: