07 Σεπτεμβρίου, 2023

Takimi i parë i përgjithshëm i projektit ERASMUS+ “MAGNET” 31 gusht – 02 shtator 2023

Διαδώστε:

Takimi i parë i përgjithshëm i projektit ERASMUS+ “MAGNET” u mbajt nga data 31 gusht – 02 shtator 2023 në mjediset e Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Në ditë e parë të tij në sallën e amfiteatrit, në prani të drejtuesve të universitetit, stafit akademik e administrativ, dhe bashkëpunëtorëve të këtij projekti u realizua hapja e projekti “Magnet”, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, fituar në kuadër të thirrjes ERASMUS+ KA-2 për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë. Në këtë projekt, Kolegji Universitar “LOGOS” bashkëpunon në të gjithë aspektet e projektit të kryesuar nga Universiteti Demokrit i Trakës, por kryeson Paketën IV të Punës lidhur me Garantimin e Cilësisë.
Në ditë në vazhdim u vijua me prezantimin e punëve nga bashkëpunëtorët e projektit dhe detyrat që dalin për t’u plotësuar në muajt në vazhdim.
Projekti “MAGNET” (Fuqizimi Menaxherial dhe Qeverisës përmes të Mësimdhënies dhe të Nxënit) fokusohet në ngritjen e strukturave për zhvillimin e pedagogjisë universitare dhe modernizimin e metodave të mësimdhënies, përmes transferimit të dijes nga shtete me Qendra funksionale për Mësimdhënien dhe të Nxënit te të gjithë shtetet e institucioneve partnerë, si dhe synon krijimin e rrjetit të institucioneve të arsimit të lartë në Ballkan, BalkaNetUP (Balkan Network for University Pedagogy). Kolegji Universitar “LOGOS” bashkëpunon në gjithë aspektet e projektit të kryesuar nga Universiteti Demokrit i Trakës, por kryeson Paketën IV të Punës lidhur me Garantimin e Cilësisë.
Në këtë projekt bashkëpunojnë 12 universitete, nga tetë vende: Greqia, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.
Përfshirja e LOGOS në projekte evropiane është në planin strategjik për ndërkombëtarizimin e institucionit.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: