31 Μαΐου, 2022

“Të bëhemi nxënës të Krishtit – Peshkatarë njerëzish”

Διαδώστε:

Ditën e Shtunë datë 28 Maj me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe Gjithë Shqipërisë Anastasi u zhvillua Konferenca Rinore me pjesmarrjen e grupeve rinore nga Mitropolitë e vendit në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me temë: “Të bëhemi nxënës të Krishtit – peshkatarë njerëzish”. Kjo konferencë përkon edhe me vitin jubile, 30-vjetorin e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga gërmadhat nën udhëheqjen dhe drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe Gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së Tij, Anastasi. Edhe tema që u referua nga Atë Emanuel Lusha në amfiteatrin e Katedrales u përqëndrua tek ky përvjetor i ringritjes.
Ardhja e Kryepiskopit Anastas dhe prania e tij me të rinjtë u prit me mjaft gëzim dhe entuziasëm nga të rinjtë. Në fjalën e tij midis të tjerave, Kryepiskopi i nxiti të rinjtë të mos pajtohen me rënien shpirtërore por të gjejnë fuqi nëpërmjet besimit.
Të rinjtë vizituan më pas ambientet e Muzeut Kombëtar ku u mirëpritën nga stafi i këtij institucioni.
Mirënjohje i takon stafit të rinisë pranë Kryepiskopatës të cilët organizuan këtë konferencë, gjithashtu Qendrës Misionare në Amerikë (OCMC) të cilët për herë të dytë brenda pak kohësh mbështetën financiatisht këtë aktivitet nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Shqipëri.
Falenderojmë gjithashtu koordinatorët e Mitropolive që dhanë ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti!

 

Rinia Ortodokse Tirane

 

Διαδώστε: