27 Οκτωβρίου, 2019

Trajnime për gratë fermere – Tregan

Διαδώστε:

Projekti “Fuqizimi social – ekonomik i grave në zonat rurale” i cili financohet nga Bread for the World, Gjermani po zbatohet nga Diakonia Agapes gjatë periudhës Janar 2018 – Dhjetor 2020 ne njësinë adminstrative Tregan. Gjatë periudhës Shtator – Tetor, 2019 vazhduan trajnimet mbi teknologjitë e përpunimit të fruta-perimeve. Rreth 20 gra fermere, përfituese të projektit, ndoqën një cikël trajnimi 6 ditor për çështje si: Vlerësimi i cilësisë së lëndëve të para në teknologjinë e pasvjeljes dhe kushtet e ruajtjes së bimëve perimore, përpunimi i tyre, teknologjia e përpunimit dhe prodhimit të produkteve të konservuara, higjiena në procesin e përpunimit të perimeve dhe Legjislacioni Ushqimor dhe Organizmat Kombëtare dhe Ndërkombëtar të zbatimit të Legjislacioneve.
Trajnimet u shoqëruan me materiale të shkruara dhe vizive dhe u kombinua me demonstrime praktike ku gratë vunë në praktikë mësimet dhe teknikat e reja të përpunimit.

 

Διαδώστε: