12 Μαρτίου, 2025

Trajnimi Dyditor për Mësuesit e Shkollës 9-Vjeçare “Protagonisti” – Dita e Parë

Διαδώστε:

Sot u zhvillua dita e parë e trajnimit të organizuar nga Fondacioni “Fryma e Dashurisë” në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Logos”, duke u fokusuar në rolin e mësuesit në marrëdhëniet me nxënësit dhe prindërit.

Prof. Dr. Erleta Mato theksoi nevojën e përshtatjes me brezat e rinj, duke sjellë shembuj praktikë mbi gabimet më të shpeshta të mësuesve dhe ndikimin e sfidave shoqërore në shkollë. Dr. Edvaldo Begotaraj trajtoi çështjet e shëndetit mendor të adoleshentëve, duke ndarë strategji për vlerësimin dhe menaxhimin e tyre.
Diskutimet ishin të frytshme dhe interaktive. Trajnimi vijon nesër me temat mbi promovimin e sjelljeve pozitive dhe mbështetjen e nxënësve. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre!


Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: