Trupi i Kryepiskopit Anastas pritet të mëbrrijë sot në Shqipëri, ku do të kryhen homazhet duke nisur nga dita e sotme dhe do të vijojnë dhe ditën e mërkurë.
Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale pritja e trupit do të bëhet para Katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.
Më pas shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar ora 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore.
