Trupi i pajetë i kryepiskopit Anastas ka mbërritur në Kakavijë.
Qindra besimtarë kanë pritur në kufi me lule në duar për t’i dhënë lamtumirën Kryepiskopit Anastas.
Në Tiranë trupi i pajetë i kryepiskopit mbërrin sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për një periudhë dyditore.
Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Charalambos Giokas dhe Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë.
Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.
