29 Δεκεμβρίου, 2021

U botua Tipikoja e shërbesave të përditshme kishtare e vitit 2022.

Διαδώστε:

Tipikoja është udhëzues për klerikët dhe psaltët, që ndihmon në kryerjen e saktë dhe të njëtrajtshme të shërbesave adhuruese ditore përgjatë vitit liturgjik kishtar.
Hartimi i kësaj Tipikoje në shqip u bazua në librin «Κυριακοδρόμιον και Mηνολόγιον του έτους 2022», duke u përshtatur me praktikën liturgjike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe duke dhënë citime dhe referime ndihmëse nga librat liturgjikë në shqip: “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodi”, “Pesëdhjetorja”, “Kremtore”, Boston, Mass., 1911-1952; “Libër i Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse”, “Java e Madhe e Shenjtë”, “Tetëtingullshi Ngjallësor”, “Uratore e vogël”, “Kalendari Orthodhoks”, Tiranë 1994-2021.

 

Διαδώστε: