Me gëzim të madh shpirtëror u kremtua 10-vjetori i themelimit të Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, duke shënuar një dekadë të bekuar shërbimi, përkushtimi dhe dashurie ndaj besimtarëve.
Në këtë ditë të shënuar u zhvillua Liturgjia Hyjnore, e cila u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Elbasanit, Hirësinë e Tij Andoni.
Prania e Kryepiskopit i dha kësaj feste një madhështi të veçantë dhe bekim të shumëpritur për të gjithë të pranishmit.
Gjatë këtyre 10 viteve, Mitropolia ka dëshmuar një rrugëtim të frytshëm shpirtëror, duke u bërë një qendër e gjallë e besimit, e traditës dhe e jetës kishtare në trevat e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit. Me përkushtim janë janë forcuar lidhjet me besimtarët dhe është kultivuar jeta liturgjike dhe shpirtërore.
Ky përvjetor nuk ishte vetëm një përkujtim i së kaluarës, por edhe një dëshmi e gjallë e veprës që vazhdon, duke ftuar të gjithë në një ecje të përbashkët me besim, shpresë dhe dashuri u shpreh ndër të tjera edhe Kryepiskopi Joan.
Le të jetë ky jubile një bekim dhe një pikënisje e re për vite edhe më të frytshme në shërbim të Kishës dhe të popullit besimtar!
20 Απριλίου, 2026
U kremtua 10-vjetori i Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit…
Διαδώστε:

Διαδώστε: