08 Ιουλίου, 2026

U kremtua Mbrëmësorja e Madhe në prag të festës së Shën Prokopit në Tiranë

Διαδώστε:

Në mbrëmjen e sotme, në kishën e Shën Prokopit në Tiranë, u kremtua Shërbesa e Mbrëmësores së Madhe në prag të festës së Shën Prokopit, Martirit të Madh dhe mbrojtësit të qytetit të Tiranës.

Shërbesat e shenjta u drejtuan nga Hirësia e Tij, Episkopi i Amantias, Imzot Ignati.

Gjatë Mbrëmësores u bë dalja e Ikonës së Shën Prokopit, ndërsa përgjatë shërbesës u krye edhe bekimi i Pesë Bukëve.

Në fund të shërbesës, At Ilia Mazniku lexoi jetën e Shën Prokopit, duke sjellë para besimtarëve dëshminë e qëndresës së tij të palëkundur në mbrojtje të besimit të krishterë përpara paganëve.

Hirësia e Tij, Episkopi Ignati, i ftoi të gjithë besimtarët të marrin pjesë në kremtimet e ditës së festës, të cilat do të zhvillohen në mëngjesin e së mërkurës, më 8 korrik 2026. Liturgjia Hyjnore do të kryesohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, në kishën e Shën Prokopit në Tiranë.


Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: