I pranishëm në festim ishte dhe Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni si dhe klerikë të tjerë të Dioqezës.
Pavarësisht vështirësive nuk munguan besimtarët që kishin ardhur për të festuar dhe nderuar lipsanin (reliket) e Shenjtorit.
Në fund të shërbesës Imzot Andoni foli mbi jetën e shenjtorit duke dhënë mesazhin që Zoti i nderon njerëzit e tij, të cilët bëhen bekim për të gjithë besimtarët, pavarësisht origjinles.
Shërbesa këtë vit nuk u pasua me agripni (lutje tërënatën) për shkak të situatës së pandemisë dhe kufizimeve parandaluese.
Nesër në mengjes do të zhvillohen shërbesa e mëngjesores dhe liturgjisë hyjnore.
Shenjti u ndihftë të gjithëve atyre që e nderojnë dhe e lusin me besë! Gëzuar!