20 Μαΐου, 2020

U kremtua për herë të parë festa e Transferimit të Lipsaneve të Shën Nikollës, në kishën e Shën Nikollës, të fshatit Kurjan, bashkia e Roskovecit

Διαδώστε:

Krishti u Ngjall!

Kremtimi i festës së Transferimit të Lipsaneve të Shën Nikollës!

U kremtua për herë të parë festa e Transferimit të Lipsaneve të Shën Nikollës, në kishën e Shën Nikollës, të fshatit Kurjan, bashkia e Roskovecit. Kjo kishë historike që mendohet se i ka fillesat e saj që në shekullin e XIV-të, restauruar në shekullin e XVIII-të dhe pas një harrese të gjatë, u restauruar vitin e kaluar 2019 nga Bashkia e Roskovecit, të cilës i shprehim edhe një herë mirënjohjen dhe falenderimin tonë.
Theksojmë që kjo kishë ka statusin e Monumenteve të Kulturës që prej vitit 1963. Shpresojmë që Kremtimi i sotëm të kthehet në një festë të përvitshme për të gjithë komunitetin e Bashkisë së Roskovecit.

Shën Nikolla na bekoftë të gjithëve!

 

Διαδώστε: