28 Νοεμβρίου, 2025

U krye Shërbesa e Dhoksologjisë Flamurit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Gjirokastër

Διαδώστε:

Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot, më 28 nëntor, u krye në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit nën drejtimin e Mitropolitit të Gjirokastrës Hirësisë së tij z. Nathanail.

Nderimi i kishës për atdheun dhe shtetit zë fill që në shekujt e parë të krishtërimit, në kohët apostolike, kur kisha lutej për paqen e shtetit dhe kombit. Shenjtorët e kishës na mësojnë se çdo arritje e popullit është dhuratë e Perëndisë, për këtë arsye festat kombëtare duhet të lidhen me lutje dhe falenderim për Perëndinë.
Me këtë rast, le të falenderojmë Perëndinë për dhuratën e madhe të lirisë dhe pavarësisë, që i ka falë popullit dhe kombit tonë, dhe le të lutemi që Perëndia ta bekojë shtetin tonë.

Radio “Ngjallja”

 

Διαδώστε: