18 Απριλίου, 2022

U krye Shërbesa e Parë e Dhëndërit në Kishat orthodhokse të vendit

Διαδώστε:

U krye Shërbesa e Parë e Dhëndërit në Kishat orthodhokse të vendit. Të Dielën në mbrëmje klerikët dhe besimtarët e krishterë orthodhoks iu drejtuan Kishave të tyre për të marrë pjesë në Shërbesën e Parë të Dhëndërit (Zotit Jisu Krisht) dhe duke hyrë kështu në Javën e Madhe dhe të Shenjtë, e cila kulmon me kryqëzimin dhe varrimin e Zotit të Premten e Madhe.
Në kishën e Shën Gjerasimit dhe të Gjithë Shenjtorëve që ndodhet në lagjen Kombinat të Tiranës u krye kjo Shërbesë. Në fund At Emanueli, prifti I enorisë përmendi kuptimin dhe rëndësinë e të Hënës së Madhe.


foto a.dimroci@R.NGJALLJA

Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: