Zoti, në mirësinë e Tij, i tha këtë fjalë mbretit të sëmurë Ezekielit, pa marrë parasysh, se fatkeqësia e tij ishte thjesht e cilësisë tokësore dhe, madje, e mendjemadhësisë: lotët e Ezekielit u shkaktuan vetëm nga tmerri i vdekjes dhe nga dëshira për të jetuar dhe, megjithatë, Zoti i tha atij: “Unë i pashë lotët e tu.”
Duket sikur një humnerë e tërë e ndan pafuqinë njerëzore nga madhështia e Perëndisë. Kur unë qaj dhe vuaj nën shtypjen e fatkeqësisë së madhe, por tokësore, mos vallë Perëndia mund të shikojë me keqardhje lotët e mi? Mençuria njerëzore më përgjigjet mua për këtë në mënyrë mohuese, por Zoti, në Mirësinë e Tij të pashtershme, më vërteton se Ai i shikon me vëmendje lotët e mi. Dhe unë e di se fjala e Tij është e sinqertë. Ndihma njerëzore gjithmonë është e kufizuar; njerëzit nuk mundin, madje, të njohin dhe të kuptojnë të gjithë thellësinë e vuajtjeve dhe të nevojave të bashkëvëllezërve të tij të pafuqishëm, por edhe nëse do të mund t’i kuptonim ato, nuk do të kishim as mjete, as kohë t’u jepnim atyre një ndihmë të vërtetë. Por Zoti, duke parë lotët e mi dhe duke njohur shkakun e tyre, zbret për të plotësuar të gjitha nevojat e mia dhe, me mirësinë e Tij të madhe, është i gatshëm të më ndihmojë dhe të më këshillojë.
Ngushëllimet e Perëndisë janë të tërëfuqishme dhe hyjnore. Ato jo gjithmonë e kënaqin dëshirën e zemrës, jo gjithmonë e largojnë shkakun e lotëve; por ato japin shumë më tepër se kaq, ato e plotësojnë shpirtin me gjithçka, që i është dërguar atij. Ato i japin shpirtit gatishmërinë për t’u çliruar vullnetarisht nga të këqijat.
Dhe, për më tepër, “në luginën e të qarit ato i hapin atij burimet” dhe shpirti ecën “nga fuqia në fuqinë”, duke lavdëruar Zotin, madje, edhe për vuajtjet, duke shikuar në gjithçka dashurinë e Tij. Apostull Pavli na thërret, që të gjitha dëshirat dhe nevojat tona t’ia zbulojmë Zotit, jo për të marrë patjetër nga Ai atë që kërkojmë, por që “paqja e Zotit”, që dërgohet gjithmonë në përgjigje të shfrimeve të shpirtit tonë, të na mbushë të gjithë qenien tonë. “Paqja e Zotit është më e lartë se mendja.” E pakuptueshme, e padëmtueshme ajo zbret drejtpërdrejt nga Zoti, jo vetëm për një minutë, por për të mbrojtur dhe zemrat e pikëlluara, edhe mendimet tona të alarmuara” në Jisu Krishtin” (Fil.4:6-7).
17 Φεβρουαρίου, 2021
“Unë dëgjova lutjen tënde, pashë lotët e tu”!(Isaia.38:5)
Διαδώστε:

Διαδώστε: