09 Ιανουαρίου, 2025

Urimi i Patriarkut të Kishës Orthodhokse Rumune Danieli për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasin

Διαδώστε:

Urimi i Patriarkut të Kishës Orthodhokse Rumune Danieli për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasin.
I bekuar vëlla dhe bashkëmeshëtar, Fortlumturia Juaj.

Në këto momente sprove, ne i drejtojmë mendimet tona Fortlumturisë Tuaj dhe i lutemi Zotit Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tanë, që të ndihmojë mjekët që kujdesen për ju, t’ju lehtësojnë dhimbjet dhe t’ju rikthejnë shëndetin.

Kisha Orthodhokse e Rumanisë lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës Orthodhokse si motër të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë Tuaj.

Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht

† Danieli

Patriarku i Kishës Orthodhokse të Rumanisë

Διαδώστε: