11 Δεκεμβρίου, 2019

Veprimtari bamirëse në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales 

Διαδώστε:

 

Një nga veprimtaritë artistike që tërhoqi vëmendjen ditët e fundit, ishte edhe ajo që u zhvillua në amfiteatrin e Qendrës kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Sopranoja e famshme Inva Mula dhe 80 artistë të tjerë dhanë një shfaqje për të mbledhur fonde për të dëmtuarit nga tërmeti. Ajo titullohej “Nesër është një ditë e re” dhe u organizua nën siglën “Artistët e bashkuar – Mbrëmje humanitare”. Veprimtaria pati shumë sukses dhe ia arriti qëllimit.

Edhe Kisha jonë u bashkua me qëllimin e veprimtarisë, duke dhuruar shumën që do të paguhej për përdorimin e sallës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

Διαδώστε: