Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë muajit korrik 2020 organizoi aktivitete psiko-sociale me fëmijët. Veçohen këtu kampe verore, që u realizuan në disa bashki ku po zbatohen projektet e kësaj zyre. 160 fëmijë nga bashkitë Belsh, Cërrik dhe Përrenjas ndoqën një program të larmishëm, duke u zbavitur e mësuar njëkohësisht. Të gjitha veprimtaritë u zhvilluan duke respektuar rregullat për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit RE-IN-VEST. Ky projekt po realizohet nga DA, në partneritet me World Vision Albania dhe Shoqatën Kombëtare për Edukimin dhe Jetën.
