Zot, jepi paqen tënde popullit tënd.
Jepu shërbëtorëve të tu Shpirtin tënd të Shenjtë,
që të ushqejnë shpirtrat e atyre me dashurinë tënde
dhe t’i udhëzojë në gjithë të vërtetën dhe në çdo të mirë.
Zot, dua që paqja jote të mbulojë gjithë botën,
që e deshe kaq shumë sa dhe edhe Birin tënd të Vetëmlindur, që të shpëtojë bota nëpërmjet tij.
Zot, jepu hirin tënd, që me paqen dhe dashurinë tënde të njohin dhe të duan ty
dhe thërrasin, ashtu si apostujt në Thavor:
“Zot, është mirë të qëndrojmë këtu bashkë me ty”.
Të lutem, o Zot i mëshirshëm, jepi gjithë popullit tënd, nga Adami deri në fund të shekujve, të të njohin, të mësojnë se je i mirë dhe i mbushur me dhembshuri.
Sepse kështu do të shijojnë të gjithë paqen tënde
dhe do të shohin dritën e fytyrës sate.
or çfarë kemi bërë, o Zot, për ty, ose në çfarë gjëje të kënaqëm, që të duash të jesh brenda nesh dhe ne pranë teje?
Ne të kryqëzuam me mëkatet tona dhe Ti do që të jemi bashkë me ty?
O, sa mëshirë të madhe tregove për mua!
Mua, që më takon Hadhi dhe vuajtjet e tij, Ti më jep hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Dhe mbasi më dhe hirin mua mëkatarit, që të të njoh me Shpirtin e Shenjtë,
atëherë të lutem, o Zot, bëj që të të njohin edhe gjithë njerëzit. Amin.
Shën Siluan Athoniti
