E premte, 14 tetor 2022 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Dëshmorët Nazari, Gjervasi, Protasi, Kelsi. Kozmai i Majumasë, poeti. – DËSHMORËT NAZARI, GJERVASI, PROTASI, KELSI – Shën Nazari jetoi nën mbretërimin e perandorit Neron (rreth viteve 54 dhe 68) në një familje të pasur e fisnike të Romës. Babai i tij Afrikani dhe nëna…
E enjte, 13 tetor 2022 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Karpi, Papila, Agathodhori, Agathonika. Dëshmor Florenti. Dëshmor Beniamini. Dëshmore e re Krisa. – DËSHMORËT KARPI, PAPILA, AGATHODHORI, AGATHONIKA – Këta martirë të shenjtë jetuan në kohën e Decit (rreth vitit 250) dhe prokonsullit të Lindjes, Valerianit. Karpi ishte i biri i një prifti idhujtar. Besoi…
E mërkurë, 12 tetor 2022 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME Dëshmorët Provi, Androniku, Taraku; Andromaku, Diodori etj. Oshënar Simeon Theologu i Ri. – OSHËNAR SIMEONI, THEOLOGU I RI – Lindi në vitin 957 në Paflagoni të Azisë së Vogël. Prindërit e tij të shquar, Vasil dhe Evgjeni (në vend tjetër: Theofano) e dërguan në…
E martë, 11 tetor 2022 – Shenjtori i ditës Apostull Filipi nga 7 dhjakonët. Omologjet Theofani, i shkruari. Arsaki i Konstandinopojës. Dëshmore Filonila. Oshënar Nektari i Optinës. – APOSTULL FILIPI NGA 7 DHJAKONËT – Shën Filipi lindi në Qesari të Palestinës. Nga martesa pati katër vajza, të cilat ia kushtuan virgjërinë e tyre Perëndisë dhe…
Kryepiskopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, z. Anastas, pasi mori lajmin e vdekjes së Mitropolitit të Filomilit, z. Ilia Katre, tha: “Me hidhërim të thellë morëm lajmin e largimit nga kjo jetë drejt Zotit të vëllait tonë të shtrenjtë, Mitropolitit të Filomilit, z. Ilia (Katre), bashkëpunëtorit tonë të zgjedhur më Zotin në periudha të ndryshme…
“Le të kërkojmë që Zoti të prekë zemrën tonë në vështirësitë, problemet dhe shqetësimet tona”! Të gjithë ne të dashur besimtarë jetojmë brënda kësaj mrekullie të krijimit të Perëndisë dhe supozohej që përderisa jetojmë brënda kësaj mrekullie të Perëndisë, jeta jonë do të ishte një jetë e lumtur, plot gëzim dhe plot me bekimet e…
E Diela e 3-të e Llukait (I) Para vdekjes (Llk. 7:11-16) … Djalosh, po të them, ngrihu! Procesioni mortor është një procesion dhimbjeje, epilog tragjik i një përpjekjeje ku vdekja është fitimtari. Njerëzit e thjeshtë, që përcillnin djalin e vdekur të vejushës së dërrmuar nga Naini, ecnin të heshtur. Sigurisht, ata shoqëronin duke qarë pa…
Nisi me Festime 30 vjetori nga studimet në Seminarin Teologjik “Ngjallja e Krishtit” në Durrës. Studentët e viteve 1992 – 1995 u mblodhën sot në ambientet e kompleksit të Manastirit të Hirshëm të Shën Vlashit në Durrës. Kremtimet nisën me Shërbesat e Shenjta – Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore në praninë e Episkopit të…
E hënë, 10 tetor 2022 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Eulambi dhe Eulambia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. Oshënar Ambrozi i Optinës. – DËSHMORËT EULAMBI DHE EULAMBIA – Eulambi dhe Eulambia ishin vëlla e motër dhe jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim…