Më e madhja e të martave na sjell dhjetë virgjëreshat. Fitore i sjellin Kryezotit të paanshëm. Po, o Dhëndër Krisht, numërona me pesë virgjëreshat e urta, bashkona me grigjën tënde të zgjedhur dhe mëshirona. Amin. Përse fle, o shpirti im i mjerë? Përse mendohesh për gjëra të kota? Përse merresh me gjëra që rrjedhin? Ora…
U krye Shërbesa e Parë e Dhëndërit në Kishat orthodhokse të vendit. Të Dielën në mbrëmje klerikët dhe besimtarët e krishterë orthodhoks iu drejtuan Kishave të tyre për të marrë pjesë në Shërbesën e Parë të Dhëndërit (Zotit Jisu Krisht) dhe duke hyrë kështu në Javën e Madhe dhe të Shenjtë, e cila kulmon me…
Fjala e mbajtur nga Kryepiskopi Anastas në fund të Liturgjisë Hyjnore – E Diela e Dafinave (Palmave) – Hyrja e Krishtit në Jerusalem Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Tiranë 17 Prill 2022 radiongjallja.org
JAVA E MADHE E SHENJTË – E Hëna, e Marta dhe e Mërkura e Madhe – Në Kishën Orthodhokse, java e fundit e jetës së Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pësimit. Në emërtimin popullor është quajtur “Java e Madhe”. Çdo ditë emërtohet në librat e shërbesave si “e madhe dhe e shenjtë”. Çdo ditë të…
E HËNA E MADHE – Leximet biblike dhe himnet nga Shërbesa e Dhëndrit (1) – Të dielën në mbrëmje – UNGJILLI – Mattheu 21:18-43. Edhe në mëngjes kur u kthye në qytet, i erdhi uri. Edhe kur pa një fik në rrugë, erdhi tek ai, po nuk gjeti gjë në të, veç fletë vetëm. Edhe…
Të Dielën që i paraprin Javës së Madhe e të Shenjtë (sivjet më 17 prill 2022), në të gjitha Kisha Orthodhokse kremtohet e Diela e Dafinave (ose e Palmave). Kjo e kremte e gëzueshme lajmëron triumfin e Mbretërisë së Perëndisë. Hyrja e Krishtit në Jerusalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt…
E premte, 15 prill 2022 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Krishenti. Hierodëshmor Leonidhi i Athinës. Dëshmor Sukia bashkë me shokët e tij. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS – Dëshmor Sukia dhe shokët e tij. – Shën Sukia dhe shokët e tij vinin nga familje princash dhe ishin në shërbim të mbretit të Armenisë…
E enjte, 14 prill 2022 – Shenjtori i ditës. Apostujt Aristarku, Pudi, Trofimi nga të 70-t. Dëshmor Ardalioni. Dëshmore Thomaidha. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS – Apostull Aristarku – Aristarku bënte pjesë në grupin e të Shtatëdhjetë apostujve. Përmendet dy herë nga shën Pavli në Letrat e tij (Kol. 4.10; Filem. 23). Ai…
E mërkurë, 13 prill 2022 – Shenjtori i ditës. Omologjet Martini i Romës. Dëshmorët Elefteri, Zoili, Theodhosi. Dëshmor Kindiliani. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS – Omologjet Martini i Romës – Kjo shtyllë e Orthodhoksisë jetoi nën mbretërimin e perandorit Konstanti II Pogonati (641-668). Kishin kaluar vetëm tre muaj nga ngritja në fronin pontifikal…