ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
16.09.2020 | 15:03
Ikona “Shën Mëri Hodigitria” në kishën e “Lindja e Shën Mërisë” në ishullin e Maligradit vlera të rralla historike dhe kulturore

Zona e Prespës, është e njohur për ndërtimin e kishave në guva, nga heremitët, ndërmjet shek. XIII – XIV . Tepër të veçanta, të izoluara nga gjithçka, ato kanë mundur të ruajnë ende ikonat, apo muralet e tyre. E tillë është edhe kisha e “Lindja e Shën Mërisë”, në ishullin e Maligradit, prej së cilës…

16.09.2020 | 14:59
FOTO/ Berat, restaurohet kisha e Shën Sofisë monument kulture kategori e I në lagjen “Kala”

Në Kishën e Shën Sofisë monument kulture kategori e I, në lagjen “Kala” Berat kanë filluar ndërhyrjet restauruese. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat bën të ditur se “ndërhyrja konsiston në restaurimin e strehëve të çatisë së kishës , konkretisht në elementët drusorë të dëmtuar”. “Muratura aktuale nuk ka gjurmë të prezencës së ndonjë portiku…

16.09.2020 | 11:58
Dëshmore e madhe Efimia

E mërkurë, 16 shtator 2020 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME E Diela pas Lartësimit. Dëshmore e madhe Efimia. Dëshmore Melitina. Ludmilla, mbretëreshë në Çeki. – Dëshmore e madhe Efimia – Shën Efimia jetoi gjatë periudhës së Dioklecianit (mes viteve 284 – 305). Lindi në Kalqedoni nga prindër të pasur e të perëndishëm, të cilët…

15.09.2020 | 14:44
Të njohim besimin e krishterë orthodhoks

Pjesa XII – KRIJIMI (1/2) Kisha Orthodhokse beson se Perëndia Atë, është “Krijues i qiellit dhe i dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave”. Të krijosh, do të thotë të bësh nga hiçi; të sjellësh në ekzistencë atë që nuk ekzistonte më parë; ose duke cituar Meshën e Shën Joan Gojartit “nga e…

15.09.2020 | 14:41
Dëshmor Nikita Goti

E martë, 15 shtator 2020 – Shenjtori i ditës Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës. – Dëshmor Nikita Goti – Shën Nikita lindi në mbretërimin e Konstandinit të Madh (viti 330), në krahinën pranë derdhjes së Danubit. Ai ishte got nga origjina, por falë përkujdesjes së prindërve të tij të përshpirtshëm…

15.09.2020 | 14:38
U kremtua Lartësimi e Kryqit të Nderuar

  Sot, e hënë 14 shtator 2020, në të gjitha kishat orthodhokse kremtohet Lartësimi i Kryqit të Nderuar dhe jetëdhënës. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Me të bashkëmeshuan Mitropolit i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti, bashkë me…

15.09.2020 | 14:24
E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar – Kryepiskopi Anastas

“Para misterit të Kryqit, njerëzit qëndruan në mënyra të ndryshme. Ishin shumë ata që e panë atë (Kryqin) si një skandal, se si ishte e mundur që Perëndia të linte njeriun e Tij që të vuante përmbi Kryq. Kishte dhe të tjerë që e panë atë (Kryqin) si një marrëzi. Edhe ajo që ndodhi në…

15.09.2020 | 12:51
Lutje e Kryepiskopit Anastas për të gjithë fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor

“Fëmija im i dashur, zogjtë fluturojnë me dy krahë. Fëmijët e krishterë lartësohen me krahët e mësimit dhe lutjes. Perëndia i bekoftë çdo ditë përpjekjet e tua. Me dashuri të ngrohtë me Krishtin” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi   Radio “Ngjallja”/facebook

14.09.2020 | 14:21
Lartësimi i Kryqit të Nderuar

E hënë, 14 shtator 2020 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME (e rreptë, e njejtë si në të Premten e Madhe të Pashkës) Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros). Etërit e Sinodit VI Ekumenik. – Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros) – Në kohën që përgatitej të shkonte në Romë e të luftonte kundër rivalit…

Τα σημαντικότερα νέα