Meqenëse këtë të shtunë (dt. 6 qershor 2020) është e SHTUNA E SHPIRTRAVE, po japim një informacion përmbledhës rreth SHERBESES SE PERSHPIRTJES – Lutjes përkujtimore për shpirtrat që kanë ndërruar jetë. Pse lutemi për ata që kanë ndërruar jetë (që kanë fjetur – siç thuhet në gjuhën kishtare). Lutja për të fjeturit (vdekurit) është lutje…
Përveç ditëve të veçanta dhe përvjetorëve të veçantë, kur nderohet kujtesa e të vdekurit, kisha ka përcaktuar ditë të veçanta për nder të të gjithë të vdekurve. Ato gjithmonë bien ditën e shtunë, sipas shembullit të Krishtit, i cili këtë ditë ishte me trupin e tij në varr. Prandaj ditën e shtunë shërbehet liturgji për…
Të dashur prindër! Roli juaj në rritjen dhe në drejtimin e fëmijëve, me devotshmëri drejt Kishës dhe dijes për Fjalën e Perëndisë është një angazhim, mision, dhe një përgjegjësi kryesisht e familjes. Ja si i udhëzon Shkrimi i Shenjtë prindërit: “Do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në…
E premte, 5 qershor 2020 – Shenjtori i ditës. KRESHMË Mbyllja e Ngjitjes. Hierodëshmor Dhorotheu i Tirës. Igori, mbret i Kievit. Plutarku i Qipros. – Hierodëshmor Dhorotheu i Tirës – Meqë ishte i virtytshëm, i zgjuar dhe i urtë, u bë episkopi i Tirës në bregdetin verior të Palestinës, rreth vitit 303. Për shkak të…
Edhe sot si mbrëmë besimtatët erdhën të nderonin shenjtin dhe të kërkojnë ndërmjetimet e tij. Këtë vit pjsëmarrja e bismtarëve ishte dukshëm më e ulët për shkak të periudhës së zgjatur të pandemisë, ku u vu re dhe mungesa e besimtarëve dhe klerikëve nga vëndet e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia…
Një ditë një vajzë shkoi tek ati i saj shpirtëror dhe i tha:- Ati im, jam e mërzitur. Pse kështu bija ime?-e pyet ati shpirtëror. Ajo përgjigjet :- Po ja se emri që kam nuk është një emër shenjtori. Prindërit kur më pagëzuan nuk më vendosën një emër shenjtori, por më thanë që do të…
I pranishëm në festim ishte dhe Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni si dhe klerikë të tjerë të Dioqezës. Pavarësisht vështirësive nuk munguan besimtarët që kishin ardhur për të festuar dhe nderuar lipsanin (reliket) e Shenjtorit. Në fund të shërbesës Imzot Andoni foli mbi jetën e shenjtorit duke dhënë mesazhin që Zoti i…
Në një drekë pune në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç diskutuan sezonin turistik dhe shkëmbimin e turistëve. Në kishën “40 Martirët e Shenjtë” që daton në shekullin e XII-të ndodhen eshtrat e shenjtorit serb Sava. Presidenti serb e ndërmori si angazhim personal popullarizimin e kishës…
Qeveria do të sigurojë 600 mijë leva ( rreth 307 mijë euro) për punime të restaurimit dhe mirëmbajtjes të Manastirit të Rilës, i cili është ndër monumentet arkitekturore më të mëdha të Bullgarisë. Këtë e tha Kryeministri Borisov pasi vizitoi manastirin dhe në vend u njoh me problemet e tij financiare. Pak më herët nga…