ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
13.04.2020 | 12:59
TRE DITET E PARA TE JAVES SE MADHE

  Tema e këtyre tre ditëve të para të Javës së Madhe përqëndrohet në ditët e fundit të jetës tokësore të Jisuit. Përpara pësimit, ungjillorët tregojnë për konfliktin me autoritetet fetare në Jerusalem dhe kritikën e Jisuit për hipokrizinë e tyre. Gjithashtu, në ungjijtë është regjistruar një përmbledhje e paravolive dhe fjalimeve rreth birësisë hyjnore…

12.04.2020 | 23:20
Në praninë e pak besimtarëve kaluan liturgjitë e Ditës së Dafinave

Liturgjia kushtuar Ditës së Dafinave në Kishën “Shën Aleksandër Nevski” kryer nga Shenjtëria e Tij Patriku Neofit u bë në praninë e pak besimtarëve. Njerëzve pa maska nuk u lejua të hyjnë brenda. Në kishën “Shën E Diela” megjithë edhe me maska mbrojtëse besimtarët kungoheshin me lug të njëjtë prej argjendi. Në kishën e vjetër…

11.04.2020 | 22:23
Shenjtori i ditës

E shtunë, 11 prill 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Ngjallja e Llazarit. Hierodëshmor Antipa. Dëshmorët Prokesi, Martiniani. Oshënaret Trifena, Matrona. – Ngjallja e Llazarit – Këtë të shtunë nderojmë ngjalljen e Llazarit prej Jisu Krishtit. Llazari ishte shok i Krishtit dhe motrat e tij, Marta dhe Maria, e…

10.04.2020 | 14:09
Udhëzime Shpirtërore për të rinj – I Krishteri në shtëpi – Katekiste e Zyrës së Katekizmit znj. Urania Mandro

Udhëzime Shpirtërore për të rinj I Krishteri në shtëpi Po të hapësh televizionin dhe të ndjekësh emisionet, të dëgjosh lajmet, të lexosh gazetat ose të lundrosh në internet e në rrjetet sociale, tema kryesore e këtyre ditëve është “Koronavirusi”. Secili prej nesh është i tejmbushur me informacione dhe i mërzitur nga udhëzimet që jepen gjatë…

10.04.2020 | 13:52
Shenjtori i ditës

E premte, 10 prill 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Profetesha Olda/Hulda. Dëshmorët Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierodëshmor Grigori V, patriark i Konstandinopojës. – Profetesha Olda/Hulda – Në mbretërimin e Josias, mbretit të Judës (640-609 para Krishtit), i cili ndërmori një reformë fetare dhe një kthim te nderimi i Perëndisë…

09.04.2020 | 18:46
Komunitetet fetare, ndihmë dhe mbështetje për Policinë

Një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektantë, për mbrojtjen e punonjëse të Policisë, kësaj radhe ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant. Hirësia i Tij Asti Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar…

09.04.2020 | 16:12
Masa të jashtëzakonshme gjatë kremtimit të Pashkëve për shkak të Covid-19

Shërbesat në Pashkët do të zhvillohen jashtë kishave. Priftërinjtë do të mbajnë mjete mbrojtjes personale. “U bëj thirrje bullgarëve që të mos shkojnë tani në kishë. Le të shkojnë atje vetëm ata, të cilët kanë nevojë jashtëzakonisht të madhe për të vizituar kishat”, tha Kryeministri Bojko Borisov pas takimit me Sinodin e Shenjtë të Kishës…

09.04.2020 | 11:03
Dëshmor Efpsiki

E enjte, 9 prill 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. – Dëshmor Efpsiki – Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit të shkurtër, por të përgjakshëm,…

09.04.2020 | 10:39
Rruga e Lirisë – Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani

  Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit nuk dëgjojnë. E gjithë shoqëria dhe e gjithë bota nuk dëgjon. Madje një filozof dhe teolog shumë i njohur, Kirkergal thotë: “Nëse ndikush do të më thoshte çfarë recete do t’i jepja shoqërisë së sotme moderne do t’i jepja vetëm një gjë: qetësinë”. Sepse ka aq shumë…

Τα σημαντικότερα νέα