U zhvilluan kampingjet vjetore orthodhokse Tashme tradite e konsoliduar prej dekadash, kampingjet orthodhokse zhvillohen rregullisht çdo vit, duke krijuar mundësinë për qindra fëmije, të rinj e të reja dhe student të kalojnë së bashku çaste të bukura. Ata ngrihen shpirtërisht, nëpërmjet pjesëmarrjes në shërbesat e shenjta dhe mësimeve që marrin, por edhe zbaviten e bëjnë…
Ikona e së Tërëshenjtës Vivliothikárisa (Bibliotekare), sipas traditës, u ruajt në mënyrë mrekullibërëse nga zjarri i madh i 1722, prej të cilit u shkatërrua gjysma e Manastirit të Hilandarit, bashkë me bibliotekën, ku edhe gjendej ikona. Kjo ikonë e së Tërëshenjtës është ndryshe nga të tjerat. Qëndrimi i Hyjlindëses dhe i Foshnjes Hyjnore, nuk…
Duke gërmuar në Malin Sion në Jerusalem, arkeologët kanë zbuluar të dhëna të pushtimit Babilonas, siç dëshmohet edhe në Shkrimet Biblike, ku flitet për rrënimin e këtij qyteti. Akademikët e Universitetit të Karolinës së Veriut gjetën prova të rëndësishme, si p.sh. depozita të hirit, pjesë shigjetash dhe copa të thyera enësh apo llambash. Megjithatë,…
– Dëshmor Andrea Stratilati dhe 2593 dëshmorët – Andrea bënte pjesë në ushtrinë perandorake, në kufijtë lindorë të Perandorisë, gjatë kohës së perandorit Maksimian Galeri (rreth 305); megjithëse ende nuk ishte i pagëzuar, shkëlqente përsëri si një trëndafil në mes të gjembave. Kryegjenerali Antioku, i famshëm për mizorinë e tij kundër të krishterëve, duhet t’i…
E DIELA E IX E MATEUT Mateu 14, 22-34. Bashkëbisedimi ynë me Perëndinë “U ngjit në mal, veçan, që të lutet.” v.23. Teksti i sotëm i Ungjillit, në fillim na shpie në shkretëtirë, ku, u bë ushqyerja e mrekullueshme e pesëmijë burrave. Zoti, siç dihet, atje shumoi pesë bukët dhe dy peshqit dhe u ngop…
E diel, 18 gusht 2019 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Flori e Lauri në Dardani. Arseni në Paros. Dëshmor Polieni. – Dëshmorët Flori e Lauri në Dardani – Binjakë, në një epokë të paqartë, ikën nga Bizanti pas martirizimit të dy të krishterëve gurgdhendës, të cilët u kishin mësuar mjeshtërinë e tyre. Shkuan në Iliri…
Ndonëse të krishterët e hershëm nuk kishin një kopje të plotë të Biblës, ata kanë lulëzuar për shumë shekuj dhe kanë mbjellë shumë kisha. Si ka ndodhur diçka e tillë? Imagjinoni që je predikues. Perëndia të ka thirrur që të jesh një predikues dhe ka vënë shumë njerëz nën kujdesin tuaj. Puna jote është…
E shtunë, 17 gusht 2019 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Mironi, Patrokli, Stratoni, Filipi etj. Dëshmorët Pavli e Juliana. – Dëshmor Mironi – Shën Mironi u martirizua rreth vitit 250, kur perandor ishte Deci. Duke qenë se rridhte nga një familje e pasur, Mironi mund të jetonte me të gjitha të mirat që dëshironte. Veçse…