ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
11.08.2019 | 13:01
Shenjtori i ditës – Patriark Nifoni, vllami i Skënderbeut. Dëshmorët Efpli, Gai, Gajani

– Patriark Nifoni, vllami i Skënderbeut – Nifoni lindi në More të Peloponezit në fund të shek.XIV. I ati i tij, i quajtur Manuel, ishte një fisnik shqiptar i ikur nga Dalmacia, ndërsa nëna e tij, Maria, ishte një fisnike nga Morea. Prindërit e Nifonit ishin të krishterë të devotshëm dhe të njohur për virtytet…

11.08.2019 | 12:50
Të gjithë të jemi një – u zhvillua kampi i tretë me të djem orthodhoksë

Nga 22 korrik -1 gusht, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në mjediset e rindërtuara nga Kisha të manastirit të shën Theodhorëve (Dhërmi), për të tretin vit radhazi u zhvillua kampingu i të rinjve (Rilindja). Në të morën pjesë të rinj mbi 18 vjeç, që vinin vijnë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë, pjesëtarë të grupeve të katekizmit…

10.08.2019 | 22:15
Shenjtori i ditës – Dëshmorët Laurenti kryedhjak, Ksisti i Romës, Ipoliti, Iron Filozofi

Filozofit athinas dhe episkopit të Romës, Ksisti (ose Siksti) II (257-258), pasues i shën Stefanit të Romës (3 gusht), iu pre koka në kohën e Valerianit (253-259), pasi nuk e mohoi Krishtin. Më përpara, kur po niste përndjekja, i kishte dhënë urdhër kryedhjakonit të tij, Laurentit, të kujdesej për enët e shenjta të Kishës. Ky…

10.08.2019 | 17:12
Bota Shpirtërore – Çfarë janë Engjëjt e Shenjtë

Sipas mësimit të Kishës Orthodhokse, dhe ashtu siç pohon Simboli i Besimit, Perëndia është Krijuesi i “qiellit dhe i tokës dhe i gjithë të dukurave dhe të padukurave”. Në kapitullin e pestë ne kemi folur për gjërat e dukura. Tani do të flasim për Perëndinë si Krijuesi i gjërave të padukura, për ato gjëra që…

10.08.2019 | 17:11
Demonët

Kisha na mëson për ekzistencën e demonëve. Çfarë janë demonët? Demonët ashtu si dhe engjëjt janë frymëra; jomateriale dhe patrup, por frymëra të këqija që i kundërvihen Perëndisë dhe kërkojnë shkatërrimin shpirtëror dhe asgjësimin e njeriut, ndonëse nuk është e pazakontë të gjejmë situata ku ata torturojnë njeriun trupërisht dhe e shndërrojnë jetën e njeriut…

09.08.2019 | 15:45
Kisha Orthodhokse Ruse organizon konkurs ikonografie për të burgosurit

Kisha Orthodhokse Ruse, në bashkëpunim me Shërbimin Penal të shtetit kanë bërë të mundur zhvillimin e një konkursi, ku iu dha mundësi të burgosurve të shprehnin besimin e tyre dhe botën e brendshme nëpërmjet artit dhe ikonografisë. Që prej vitit 2013, Departamenti Kishtar për Shërbimin në Burgje së bashku me Shërbimin Penal kanë organizuar konkursin…

09.08.2019 | 15:33
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendos ditë përkujtimi për “fëmijët e palindur”

Për 2000 vjet me radhë, Kisha Orthodhokse vazhdon të mësojë se aborti është vrasje. Fatkeqësisht, pavarësisht këtij fakti, vërejmë se ky mëkat i rëndë është i pranishëm në shumë shtete me shumicë popullsie Orthodhokse. Për të intensifikuar rezistencën ndaj një gjenocidi të tillë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendosi të caktojë ditën…

09.08.2019 | 15:26
Në Rusinë Jugore gjenden Tryeza e Shenjtë dhe Kolimvithra 1500 vjeçare

Arkeologët ruse raportojnë një zbulim të mahnitshëm në rajonin e Krasnodar Krait, që i takon një ndër zonave më të hershme të Krishterimit Rus. Në një vend gërmimi në Fanagoria (pranë Krimesë), shkencëtarët e Akademisë së Shkencave të Rusisë kanë zbuluar së fundmi copëza mermeri të një Tryeze të Shenjtë, si dhe një pjesë kolimvithre,…

09.08.2019 | 15:09
Në Kefaloni dalin përsëri gjarpërinjtë e të Tërëshenjtës

Ҫdo vit, kur afrohet e kremtja e Metamorfozës së Shpëtimtarit më 6 Gusht (sipas kalendarit të ri), në fshatrat Markopoulo dhe Arginia, të ndodhur në pjesën perëndimore të Kefalonisë në Greqi, në çdo kishë që mban emrin e Fjetjes së Hyjlindëses shfaqen disa gjarpërinj të mistershëm. Ata qëndrojnë aty deri në të kremten e 15…

Τα σημαντικότερα νέα