Intervistë e gazetarit të radios “Ngjallja” Nikolla Barkaj me Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin “Mbi dashurinë për Perëndinë dhe atdheun” (Radio «Ngjallja»)
Manastiri i Shën Mërisë së Kakomesë ndodhet në gjirin piktoresk të Kakomesë në një pozicion dominues në faqen e malit. Sipas një mbishkrimi mbi portën perëndimore, brenda naosit, kisha e Shën Mërisë është pikturuar në vitin 1672 nga Mihali, me origjinë nga katundi Zerma. Studiuesi anglez Hammond dhe ai grek Versakis, që e vizituan manastirin…
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras gjatë vizitës në Turqi tha se religjionet monoteiste duhet të bashkojnë, e jo të ndajnë njerëzit, raporton Anadolu Agency (AA). Tsipras me zëdhënësin e kabinetit të presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın dhe patriarkun ekumenik të Konstantinopojës Bartolomeu vizituan Seminarin në Halki, Stamboll, të themeluar në vitin 1844. Në…
Intervistë e gazetarit të Radios “Ngjallja” Nikolla Barkaj me Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin Si duhet të kuptojmë vargun e Shkrimit të shenjtë: “Kujtoje Perëndinë në kohën e rinisë tënde?” (Radio “Ngjallja”)
Ditën e diel, më 3 shkurt 2019 të rinjtë e Lidhjes Orthodhokse “Bij të Dritës”, Tiranë, u takuan me Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, për të marrë bekimin e veçantë të pranisë së Tij dhe të mësimeve të vyera me perspektivë hyjnore, si edhe për ndarjen e kekut të shën Vasilit. Të…
Më 29 janar, në kuadrin e festës së tre Hierarkëve, që i kushtohet edhe arsimit, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, u bëri një takim me stafin e shkollës ‘Protagonistët’, të Kishës sonë. Kjo shkollë është ngritur dhe ka pasur një zhvillim shumë të madh me kujdesin dhe fondet e siguruara nga…
Kisha e Shën Kollit, Roskovec e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin, tashmë është destinacioni më i ri në turizmin religjioz dhe në itinerarin “Rrugët e besimit”. Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga bashkia Roskovec konsistoi në restaurimin e plotë të Kishës së Shën Kollit, monument…
Mulliri i vajit i manastirit të Ardenicës është dëshmi e një karakteristike thelbësore për vendasit dhe ekonominë e hershme myzeqare shekuj më parë, ku kultura e ullirit kultivohej masivisht. Ky mulli ka shërbyer për bërjen e vajit të ullirit nga murgjit e manastirit të Ardenicës për nevojat e tyre. Përreth manastirit kishte shumë rrënjë ullinj,…
“Studiuesit shqiptarë kanë përdorur rreze X për të zbuluar se kush e ka pikturuar kryeveprën shekullore të Shën Gjergjit, një nga shenjtorët më të famshëm të Krishtërimit”, shkruan në një artikull Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Metodat e tyre përfshijnë testimin jodestruktiv (NDT) dhe analizën joshkatërruese (NDA) që përfshijnë rrezet X, të cilat janë përdorur…